Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

U godit trajneri Gunes, Beshiktashi nuk zbret në fushë ndaj Fenerbahces

Skuadra e Beshiktashit, sikurse kishte njoftuar, nuk u paraqit për të luajtur minutat e mbetura të gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Turqisë në derbi kundër Fenerbahces, sfidë e ndërprerë përgjysmë muajin e kaluar për shkak të sjelljes së dhunshme të tifozëve vendas.

Një vendim ky që sanskionon fitoren në tavolinë të Fenerbahces. Trupa arbitrale priti 15 minuta në fushë dhe më pas vendosi ndërprerjen përfundimtare të takimit. Tashmë Komisionit të Disiplinës në Federatën Turke të Futbollit, nuk i mbetet gjë tjetër veçse t’i japë fitoren 3-0 në tavolinë Fenerbahces, që të mërkurën e ardhshme do të përballet në finale me Akhisarin. Beshiktashi rrezikon të përjashtohet nga Kupa e Turqisë për sezonin e ardhshëm.

Takimi i vajtjes përfundoi në barazim 2-2, ndërsa sfida e kthimit, e luajtur në fushën e Fenerbahces, u ndërpre në minutën e 57-të, kur rezultati ishte 0-0, për shkak të goditjes në kokë të trajnerit të Beshktashit, Senol Gunes, me mjete të forta nga tifozët vendës. Federata vendosi që të luheshin minutat e mbetura, ndërsa drejtuesit e Beshiktashit nuk pranuan të zbrisnin sërish në fushë, të indinjuar nga vendimi. Incidentet kanë rindezur debatin rreth dhunës së tifozëve në stadiumet turke.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...