Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

U hakmorr për tradhtinë e së fejuarës, vret futbollistin Trujillo

Duhej të ishte një festë normale mes miqsh, por për Alejandro Peñaranda Trujillo përfundoi tragjikisht. 24-vjeçari sulmues i Cortuluà, skuadër që militon në kategorinë e dytë në Kolumbi, humbi jetën pasi u godit me disa plumba në shtëpinë e disa miqve të tij. Autoritetet kolumbiane po e hetojnë ngjarjen, për të nxjerrë zyrtarisht shkaqet e kësaj çmendurie. Sipas të dhënave paraprake, vrasësi kishte prishur festën që po zhvillohej në një lagje të Calit për të marrë hak për tradhtinë e të fejuarës së tij.

Përveç Peñaranda, që mori plagë të rënda duke humbur jetën, mbeti i plagosur edhe shoku i tij i skuadrës  Heissen Izquierdo dhe Cristian Borja, lojtar i Tolucas.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...