Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

U kapën me prostituta, pezullohen 4 basketbollistët japonezë

Dënim mjaft i rëndë për 4 lojtarë të kombëtares japoneze të basketbollit, të cilët janë skualifikuar për 1 vit, pas skandalit në Lojërat Aziatike javën e kaluar.

Lojtarët Takuma Sato, Nagayoshi Yuga, Takuya Hashimoto dhe Keita Imamura, e kishin tepruar me festimin e tyre në qytetin e Xhakartas të Indonezisë, ku janë kapur në një lokal nate me 4 prostituta. Madje ata ishin të gjithë të veshur me uniformën e kombëtares së tyre, që me siguri e ka bërë më të lehtë për t’u dalluar.

Reagimi i federatës japoneze ishte i menjëhershëm. Vetë kreu i basketbollit në vend, deklaroi se sjellja e lojtarëve ishte e papranueshme, duke zhgënjyer të gjithë besimin e botës së sportit dhe jo vetëm, në Japoni.

Ndërkohë lojtarët kanë kërkuar falje publike, duke shoqëruar fjalimin e tyre me shumë përulje. E vetmja gjë që ata kanë arritur të marrin, është stërvitja me shokët e skuadrës gjatë këtij sezoni, edhe pse nuk do të kenë mundësi të luajnë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...