Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

U konfliktuan me familjarët e tij, Tosun kërcënon tifozët me prerjen e fytit

Sulmuesi i Turqisë, Cenk Tosun gjatë miqësores me Tunizinë, që u zhvillua në Gjenevë dhe që përfundoi 2-2, u bë protagonist i një gjesti aspak të hijshëm kundrejt një tifozi, të cilin e kërcënoi, duke i bërë shenjën e prerjes së fytit. Menjëherë pas golit të barazimit në minutën e 57-të nga lojtari i Tunizisë, Badri, 26-vjeçari, që aktivizohet me Everton, reagoi ashpër ndaj disa tifozëve, duke i kërcënuar me prerje fyti. Ky gjest i kushtoi futbollistit turk menjëherë kartonin e kuq. Tosun u justifikua se gjesti ndaj tifozit erdhi si pasojë se disa mbështetës i kishin sulmuar babain dhe xhaxhain, të cilët ndodheshin në stadium për të ndjekur ndeshjen.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...