Analiza e statistikave të ndeshjes Dinamo-Kukësi 0-2 spikat mes të tjerësh futbollistin e verilindorëve, Filip Gligorov, një lojtar që gjatë pjesës së parë të sezonit ishte pjesë e Partizanit, ku gjatë tregut të janarit e konsideruan të tepërt. Nuk ka shënuar gol, por ka qenë mjaft efektiv në lojën e tij.
Futbollisti nga Maqedonia e Veriut, që dy sezone më parë është aktivizuar me Vllazninë, ka rikuperuar në total 20 topa, në dy driblime që ka tentuar ka qenë i saktë, si dhe ka fituar plot 17 duele nga 21 gjithsej. Në 81% të pasimeve ka qenë i saktë, si dhe ka realizuar me sukses 70% të aksioneve. Ndoshta të Kukësi ka gjetur ambientin e përshtatshëm për të shfaqur potencialin e tij.
