Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

U kthehen familjarëve, trupat e Kobe Bryant dhe viktimave të tjerë të 26 janarit

Trupat e Kobe Bryant, të vijës dhe të 7 personave të tjerë që humbën jetën gjatë rrëzimit të helikopterit të basketbollistit legjendar amerikan, u janë kthyer familjarëve ditën e sotme, njoftojnë autoritetet amerikane.

Pasi janë rikuperuar në terrenin e vështirë ku ndodhi rrëzimi mëngjesin e 26 janarit, trupat i janë nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore në Los Angeles, ndërsa tani janë kthyer të familjarët për të organizuar ceremonitë mortore.

Po sipas autoriteteve amerikane vetëm në ditët e fundit të muajit pritet të dalë një raport paraprak në lidhje me shkaqet e aksidentit, ndërsa një raport final nuk pritet të jetë gati më shpejt sesa viti i ardhshëm.

Bordi i Sigurisë së Transportit Kombëtar ka mbledhur prova mjaftueshëm në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit, ndërsa paraprakisht mendohet se fushë-pamja e kufizuar për shkak të mjegullës mund të ketë luajtur një rol vendimtar për rrëzimin e helikopterit.

Përveç basketbollistit amerikan Kobe Bryant dhe të bijës Gianna Bryant, humbën jetën në aksident edhe John, Keri e Alyssa Altobelli, Sarah e Payton Chester, Christina Mauser dhe piloti 48-vjeçar Ara Zobayan.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...