Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

U largua Bekim Shotani, Llapi prezanton trajnerin e ri

Pasi shkëputi marrëdhëniet me mirëkuptim me trajnerin Bekim Shotani, Llapi ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur nga Maqedonia, Djengis Redjepi, i cili do ta drejtojë skuadrën nga Podujeva deri në fund të sezonit.

Djengis Redjepi, 36 vjeç, i lindur më 08.07.1982 në Tetovë, është trajner i licencuar me “UEFA A Pro”. Para se të emërohej kryetrajner i Llapit, Redjepi ishte ndihmëstrajner te skuadra e Sivassporit në Turqi, dhe mban gjithashtu postin e ndihmësselektorit në përfaqësuesen e Maqedonisë.

Redjepi premtoi punë profesionale, disiplinë dhe përkushtim për të arritur objektivat të cilat i ka Llapi dhe tha se ndihet i nderuar që do mbajë postin e kryetrajnerit të një klubi të madh siç është Llapi. Po ashtu ai kërkoi përkrahje maksimale nga simpatizuesit e klubit në të gjitha ndeshjet, që rruga drejt titullit kampion të jetë më e lehtë dhe e arritshme.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...