Itali

U largua nga Atalanta, Ilicic drejt ribashkimit me klubin që debutoi në Itali

Josip Ilicic ndërpreu me konsensus kontratën e tij me Atalantën dhe tani, slloveni është një lojtar i lirë. 34-vjeçari nuk ka luajtur rregullisht dy vitet e fundit për shkak të dëmtimeve, por edhe problemeve shëndetësore.

Ai shprehu dëshirën këtë verë për të gjetur një skuadër të re dhe Atalanta ishte në bisedime me Hellas Verona, por në fund operacioni dështoi.

Sipas raportimeve nga Siçilia, Palermo po mendon për një rikthim të Josip Ilicic, i cili tashmë është lojtar i lirë.

Rikujtojmë se Slloveni ka qenë pjesë e Palermos për tre vite nga 2010-2013, skuadër me të cilën debutoi në Itali.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency