Abissnet Superiore

U largua nga Kastrioti, mesfushori firmos për 3 sezone me Kukësin

Arbër Basha është zyrtarisht pjesë e klubit të Kukësit. Mesfushori është zyrtarizuar pak minuta më parë nga klubi “verilindor” përmes një postimi në rrjetet sociale.

24-vjeçari bashkohet me ekipin kuksian, pasi sezonin e fundit luajti me Kastriotin, ku mbajti rolin e titullarit.

Palët kanë firmosur kontratë 3-vjeçare, ndërsa vet lojtari ka theksuar se është kënaqësi për të që të luajë e ekipin e qytetit të tij.

“WELCOME ARBËR BASHA
Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori kuksian Arbër Basha është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mesfushori 24-vjeçar ka firmosur me klubin një kontratë 3 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
Basha është një futbollist që e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi sezonin e fundit ishte pjesë e Kastriotit, teksa në të shkuarën ka luajtur me Kamzën në Superiore por edhe në kampionatin estonez me JK Trans Narva.
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Arbër.
‘Është kënaqësi dhe privilegj për mua të luaj me ekipin e qytetit tim. Përveç këtij fakti, do të luaj me një skuadër që çdo vit ka pretendime të larta dhe natyrisht ky është një motivim akoma më i madh për mua.
Tifozët e Kukësit janë të mrekullueshëm dhe shpresoj të bëjmë gjëra të mëdha në stadiumin e ri. Shpresoj që të kontribuoj sa më shumë në ekip me gola dhe asiste për të arritur objektivat që kemi. Forca Kukësi’, ishin fjalët e para të Bashës si lojtar i Kukësit.
Skeda e Lojtarit:
Emri: Arbër Basha
Mosha: 24 vjeç
Gjatësia: 1.83 m
Pozicioni: Mesfushor
”-shkruan Kukësi.
Deri në këto momente, për merkaton e verës Kukësi ka firmosur me Skënder Gegën (Trajner), Jakup Berishën (Mesfushor), Antonio Ilieski-n (Mbrojtës), Ante Zivkovic (Sulmues) dhe Kristi Koten (Mesfushor).

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency