Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

U largua nga Kukësi, “gardiani” prezantohet te Feronikeli

Pak pas mesditës së kësaj të marteje, Kukësi njoftoi mbylljen e bashkëpunimit me portierin Ilir Avdyli, ndërsa në mbrëmje, futbollisti i lindur në Prishtinë prezantohet të Feronikeli. 30-vjeçari mbyll etapën e dytë në Superiore, ku pas përvojës me Kamzën, tentoi të spikaste te nënkampionet e Shqipërisë, por pa mundur të mposhtte konkurrencën e Dashamir Xhikës.

Më poshtë, njoftimi i Feronikelit:

“Gjatë ditës së martë, një tjetër futbollist i është bashkuar FC Feronikelit për të ndihmuar skuadrën drejt objektivave për sezonin 2020/21. Bëhet fjalë për portierin, Ilir Avdyli, i cili është dakorduar me klubin për të vazhduar karrierën e tij në ngjyrat gjelbërt e bardhë.

Avdyli ishte pjesë e skuadrës së Kukësit nga Shqipëria dhe më parë kishte mbrojtur ngjyrat e KF Tiranës, KF Kamzës e po ashtu edhe Shkëndijës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut. Kujtojmë se Avdyli ka qenë pjesë e Kombëtarës së Kosovës.

Ilir Avdyli është i lindur më 20 maj 1990, në Prishtinë, dhe është i gjatë 1.89 cm. Ai do të i bashkohet klubit në stërvitje më 10 gusht.”

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...