Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

U largua nga Kukësi, Gavazaj rikthehet në kampionatin e Kosovës pas 7 vitesh

Vetëm pak ditë më parë Kukësi vendosi të lërë të lirë sulmuesin anësor Enis Gavazaj, duke qenë se ky i fundit nuk bënte pjesë në planet e Skënder Gegës, megjithatë 25-vjeçari ka gjetur menjëherë një tjetër klub për të vijuar karrierën.

Kështu futbollisti nga Zhuri i Prizrenit është rikthyer në IPKO Superligën e Kosovës dhe pikërisht te skuadra e Prishtinës, ku ka luajtur deri në verën e 2013-ës, para se të transferohej te belgët e Gentit.

Merkatoja në Kosovë është mbyllur, por për Prishtinën nuk ishte e vështirë të federojë Gavazajn, i cili ishte një lojtar i lirë dhe sot u prezantua zyrtarisht me fanellën e klubit kryeqytetas.

Prishtina bën kështu një tjetër goditje të madhe, pasi ka arritur të marrë më herët emra si Sabien Lilaj, Gledi Mici dhe Gentjan Muça, emra këta që i kanë dhënë shumë futbollit në Shqipëri dhe kanë eksperiencë të madhe mbi supe.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...