Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

U largua nga Kukësi, sulmuesi rikthehet tek Teuta

Klejdi Daci u largua para disa ditëve nga skuadra e Kukësit aty ku bënte pjesë prej verës së vitit 2022. Megjithatë, sulmuesi nuk ka humbur aspak kohë dhe sot është zyrtarizuar tek Teuta, aty ku është aktivizuar edhe në të kaluarën.

Në njoftimin e klubit durrsak, theksohet se 23-vjeçari është vendosur menjëherë nën urdhrat e trajnerit Edi Martini dhe se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës së Teutës në kampionat, atë ndaj Teutës. Djemtë e Detit në këtë sezon po vuajnë mungesën e vazhdimësisë dhe janë përfshirë në garën e mbijetesës, por me afrimin e Dacit, shpresojnë që golat e sulmuesit të bëjnë diferencën.

Njoftimi i Teutës për marrëveshjen me Dacin:

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...