Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

U largua nga Marseille pas 15 vitesh, portieri prezantohet menjëherë në skuadrën e re

Pas 15 sezonesh te Marseille, Steve Mandanda është larguar zyrtarisht gjatë ditës së djeshme, por gjithsesi do të mbetet në kampionatin francez, pasi ka firmosur për dy sezone me klubin e Rennes.

Gardiani i mirënjohur 37-vjeçar nuk bënte më pjesë në planet e Marseille dhe palët ndërprenë bashkëpunimin, megjithatë iu deshën vetëm pak orë për të gjetur skuadrën e re, ku do të luajë në dy sezonet e ardhshme.

I rritur te Le Havre, Mandanda iu bashkua Marseille në verën e 2007-ës dhe ka luajtur në “Vellodrome” për 14 sezone, duke qenë se në periudhën 2016-2017 provoi një eksperiencë te anglezët e Crystal Palace.

Mandanda numëron mbi 700 ndeshje si profesionist, 34 prej të cilave me përfaqësuesen franceze, ku nuk ka qenë asnjëherë titullar, por ka gjetur vazhdimisht hapësira.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...