Stenio Junior gjen menjëherë skuadrën e tij të re, pas largimit nga Partizani.
Braziliani ka vendosur të vijojë karrierën shumë larg Shqipërisë, madje duke ndryshuar edhe kontinent, pasi 31-vjeçari ka firmosur për Chiangmai FC, në Tajlandë.
Skuadra e tij e re luan në Ligën e dytë tajlandeze.
Ndërsa sezonin e fundit u rendit në vendin e 14-të me 38 pikë pas 34 javësh.
Në këtë sezon do të tentojnë ngjitjen në elitën e futbollit tajlandez.
Sezonin e kaluar, Stenio Junior shënoi 12 gola në 33 ndeshje me “demat” në Abissnet Superiore.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?
