Connect with us

Hi, what are you looking for?

Superliga e Kosovës

U largua nga Skënderbeu, talenti Kosovar firmos me “Intelektualët”

Rënia e Skënderbeut në Kategorinë e Parë sigurisht që do të pasohej me një eksod futbollistësh. Ata më cilësorët kuptohet që do të kërkojnë skuadra që luajnë në Superiore apo në kampionate të tjera më cilësore. Një prej tyre është edhe Leonat Vitija, talenti 21-vjeçar nga Kosova, që është kthyer në vendlindje, duke firmosur për skuadrën e Dritës së Gjilanit. Marrëveshja me “Intelektualët” është për tre vjet, çka do të thotë që drejtuesit e klubit kanë shumë besim te cilësitë e lojtarit të ri, që ka fituar përvojë të mjaftueshme gjatë tri sezoneve të fundit në Kategorinë Superiore.

Njoftimi i Dritës:

“Leonat Vitija 3 vite me DRITËN.

Talenti i Skënderbeut, Leonat Vitija, qendërmbrojtës, ka arritur marrëveshje trivjeçare me klubin tonë.

Kontrata u nënshkrua në prani të Drejtorit Sportiv, z.Valon Zymberi, i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe suksese Leonatit te FC DRITA.

Leonati për tri vite ishte pjesë e klubit të madh shqiptar, ku ka zhvilluar 67 ndeshje me Skënderbeun në kampionat dhe në garat e Kupës.

FC DRITA i dëshiron mirëseardhje dhe suksese me klubin tonë.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...