Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

U largua si kampion nga Tirana, prezantohet te skuadra rumune

Ashtu siç ishte paralajmëruar prej disa javësh nga SuperSporti, Erjon Hoxhallari është transferuar tek Uta Arad, në Rumani. Klubi rumun ka bërë paraditen e kësaj të enjteje edhe prezantimin zyrtar të Hoxhallarit, që në këtë mënyrë i jep lamtumirën Tiranës pas 7 viteve me fanellën bardheblu, aventurë që e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme, duke ngritur lart trofeun e Kampionëve të Shqipërisë në përfundim të ndeshjes me Kukësin. Detaj ky që natyrisht nuk anashkalohet as në prezantimin zyrtar të klubit rumun, me komunikatën e Uta Arad ku shkruhet:

“Mëngjarashi mund të mbulojë dy role, të mbrojtësit të qendrës dhe anësorit, dhe vjen në skuadrën tonë pasi u shpall kampion i Shqipërisë me KF Tiranën.”

Në njoftimin e Uta Arad theksohet se Hoxhallari është një produkt i Tiranës, ku ka luajtur që nga viti 2011 me përjashtim të një sezoni tranzicioni te Teuta si dhe është lojtar i Kombëtares Shqiptare, i grumbulluar aktualisht për ndeshjet e Nations League me Islandën dhe Izraelin.

Në këtë mënyrë Hoxhallari kompleton një transferim të rëndësishëm për karrierën e tij, të Uta Arad, aty ku gjen një njohje të vjetër, Idriz Bathën, bashkë me të cilin fitoi 2 vite më parë titullin kampion me bardheblutë.  Largimi i tij ishte paralajmëruar prej kohësh dhe në konsensus me klubin e Tiranës, pasi në kontratën me bardheblutë kishte dhe një klauzolë për të mos penguar largimin e tij në rast të një oferte nga jashtë vendit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...