Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

U larguan 3 më të mirët, por Laçi vazhdon të fitojë!

Të ndërtosh një fizionimi që të dërgon tek triumfi është ndoshta misioni më i vështirë, edhe skuadra të rangut botëror vuajnë për të krijuar një mënyrë loje që të fabrikojë rezultate pozitive. Laçi prej disa sezonesh mund të krenohet se është nga të paktat ekipe ku mund të largohen futbollistë të kalibrit të lartë për kampionatin shqiptar dhe fjala sukses të mbetet e paprekur. Reginaldo edicionin e shkuar realizoi 18 gola, ndërsa 10 herë e gjetur rrjetën në kampionat Myrto Uzuni. Të dy sulmuesit kryesor i thanë lamtumirë kurbinasve sëbashku me një tjetër element të rëndësishëm si qëndërmbrojtësi Harallamb Qaqi.

Në një moment të parë çdo kush do mendonte se skuadra bardhezi do ta vuante tej mase, në fakt nuk e ka ndjerë aspak goditjen psiko-teknike largimeve, përkundrazi. Nëse bëhet një krahasim, në sezonin 2017-2018 pas javës së 7-të Laçi kishte 10 pikë në renditje dhe në 7 takime kishte rregjistruar 3 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje, në të njëjtën periudhe të këtij edicioni kurbinasit kanë 13 pikë, nuk e kanë provuar asnjëherë të dalin të trishtuar nga fusha duke koleksionuar 3 fitore dhe 4 barazime. Të kuptohemi askush nuk po nënvlerëson potencialin e dy lojtarëve tejet cilësor si Uzuni e Reginaldo, madje fakti që dy sulmuesit zotërojnë talent të konsiderushëm bën që të vlerësohet edhe më shumë Laçi i këtij sezoni që edhe pa dy futbollistë të tillë arrin të kryej hapa gjigandë përpara. Skuadra nuk e ndryshon mënyrën e lojës, agresive brënda kufijve sportive dhe më motivimin maksimal për të mos u dorëzuar kurrë. Ediconin e kaluar Laçi shkoi sërish në Europë, këtë edicion ky është objektivi, por ku i dihet, ëndrrat janë pa pagesë….

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...