Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

“U larguan lojtarë të rëndësishëm”, Mehmeti: Jemi në formatim e sipër, miti i fushës ka rënë!

Partizani është në përgatitjet e fundit para nisjes për në Gjeorgji, aty ku të enjten ndeshet me Saburtalon në një sfidë të vlefshme për turin e parë të Conference League. Në një intervistë për Supersport, trajneri i të kuqve, Dritan Mehmeti thekson se skuadra është ende në formatim e sipër pasi janë larguar lojtarë të rëndësishëm (H.Marku, Stenio Junior apo Kristi Kote) ndërsa shton se të rinjtë e afruar në merkato kërkojnë kohën e tyre për t’u përshtatur.

“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë sepse kushtet kanë qenë shumë komode sa i takon edhe fushës së stërvitjes. Jemi në formatim e sipër sepse janë larguar lojtarë të rëndësishëm, por edhe kemi marrë lojtarë që presim të bëjnë diferencën dhe të plotësojnë skuadrëën. Por, afrimet duan kohën e tyre dhe shpresoj t’i marrim maksimumin për kaq kohë sa kemi pasur në dispozicion”.

Hoxha- “Albani nuk do jetë se ka pasur shqetësime fizike, është një vlerë dhe ka vite që është pjesë e klubit. Nuk ka probleme për kontratën, presidenti i ka bërë kontratë të përjetshme”.

Saburtalo nuk luan në stadiumin e shtëpisë- “Mendoj që miti i fushës ka rënë, por shkalla e vështirësisë do jetë. Mund të jetë një plus, por prapë është ndeshje jashtë. Nuk i di marrëdhëniet që kanë me tifozët por ne do të përgatitemi për të gjithë faktorët që do të jenë kundrejt nesh”, u shpreh Mehmeti.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...