Katar 2022

“U mërzita shumë”, pengu i një fantazisti: Nuk doja të largohesha nga Interi!

Christian Eriksen shpreson të zhvillojë një Botëror si protagonist me Danimarkën e tij. Mesfushori i avancuar i Manchester United, i është rikthyer momentit kur u detyrua të largohej nga Interi pas problemeve në zemër në Euro 2020.

30-vjeçari ndërpreu bashkëpunimin me zikaltrit në dhjetorin e vitit 2021 për shkak të vendosjes së debrifilatorit, pasi në Itali nuk lejohet të luhet në kushte të tilla. Gjatë konferencës për shtypin nga Katari, Eriksen deklaroi:

Pas problemeve në Euro 2020 dhe pasi e kuptova se mund të luaja ende si profesionist, qëllimi im ishte të rikthehesha të luaja në Itali. Por ishte e pamundur, pasi rregullat për të pasur përputhshmëri mjekësore në Itali janë më kërkuese.

Interi është një klub i mirë, më erdhi keq që u largova nga zikaltrit, por ky është futbolli. Italia dhe Interi më dhuruan ndjesi shumë të mira, jeta në Milano i pëlqente familjes sime. Unë ndihesha rehat në klub. Interi mbetet një vend i veçantë për mua”, deklaroi Eriksen.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency