Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

U mohua nga Leonardo, e vërteta e kontratës që PSG i ofroi Mbappe-së

Oferta e re e Paris Saint-Germain për Kylian Mbappen është kthyer në lajmin kryesor në të gjithë botën. Ndonëse drejtori sportive i PSG-së, Leonardo e ka mohuar një gjë të tillë, një kontratë me vlerë 200 milionë euro i është ofruar francezit, raportojnë mediet britanike.

Pas ofertave nga ana e Real Madrid, PSG ka shqyrtuar situatën dhe ka vendosur ta bëjë 23-vjeçarin lojtarin e tyre më të paguar.

Më tej shtohej se me kontratën e re Mbappe do të fitonte një pagë vjetore prej 50 milionë eurosh në dy sezone dhe një bonus prej 100 milionë eurosh. Shifra këto që në total shkojnë në 200 milionë euro, por që janë hedhur poshtë nga Leonardo.

Përtej deklaratave të drejtorit sportive të parizienëve, shtypi britanik thekson se ai propozim i është bërë sulmuesit, ndonëse ende nuk dihet përgjigja e tij kundrejt kësaj superoferte.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...