Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“U morën me shiritin, humbën ndeshjen”, kapiteni i Belgjikës tallet me gjermanët

Gjermania nuk u step para presioneve të FIFA-s. Organizmi Botëror i Futbollit iu ndaloi përfaqësueseve pjesëmarrëse mbajtjen e shiritit “One Love” në mbështetje të komunitetit LGTB dhe Gjermania gjeti një mënyrë origjinale për të protestuar.

Lojtarët, në foton klasike para ndeshjes ndaj Japonisë, vunë dorën në gojë duke mbyllur gojën në shenjë proteste. Portierit Manuel Neuer iu desh të hiqte dorë nga shiriti i kapitenit me shkrimin “One Love”, pasi FIFA njoftoi se do të sanksiononte futbollistët që do të zbrisnin me të në fushë në Katar.

Fotot e djemve të Hansi Flick, kanë shkaktuar reagime të shumta edhe te lojtarët e kapitenët e tjerë. Pas Granit Xhakës, i cili deklaroi se duhet të fokusohemi vetëm te futbolli dhe të respektojmë rregullat e vendosura, pas përfundimit të sfidës Belgjikë-Kanada (1-0), këtë çështje e komentoi edhe Eden Hazard.

Ne jemi këtu për të luajtur futboll, dhe jo për të dërguar një mesazh politik, ka njerëz më të përshtatshëm për këtë. Ne duam të fokusohemi te futbolli. Ata e bënë, por më pas humbën ndeshjen. Do të ishte më mirë të mos e bënin dhe të fitonin”, deklaroi kapiteni i Belgjikës.

Ndalimi i shiritit “One Love” nga ana e FIFA-s është i dënueshëm – deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane të Olaf Scholz – ndërkohë që Federata Gjermane doli me një deklaratë ku theksonte se synojnë të japin shembullin dhe vlerat e tyre ndërkombëtare siç janë diversiteti dhe respekti reciprok.

DFB (Federata Gjermane e Futbollit) theksoi se nuk bëhet fjalë për një mesazh politik dhe se të drejtat e njeriut janë të panegociueshme. Federata gjermane e futbollit e konsideron ndalimin e shiritit “One Love” njëlloj me censurën, dhe prej këtu vjen shpjegimi i gjestit të lojtarëve për të mbyllur gojën.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Gjermani

Pesë emra të rinj te Gjermania, e cila do të rikthehet në fushë, pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit, teksa trajneri Hansi Flick ka...