Connect with us

Hi, what are you looking for?

Carabao Cup

U mposht nga Chelsea, Conte ankohet: Nuk ka krahasim mes nesh, jemi ekip mesatar

Tottenham u mposht me rezultatin e pastër 2-0 mbrëmjen e së mërkurës nga Chelsea, një sfidë e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup. Edhe pse kanë në dispozicion ndeshjen e kthimit, duket se trajneri i Spurs-ave, Antonio Conte është dorëzuar. Teksa ka folur pas sfidës me Blutë e Londrës, ka theksuar se në fushë u panë diferencat mes dy skuadrave dhe se për të Chelsea ishte dukshëm një skuadër më e mirë.

“Unë e di mirë situatën dhe në këtë moment ka diferenca mes skuadrave. Ne duhet të luftojmë në kampionat dhe të mbajmë një pozicion të mirë aty, por nëse mendojmë se jemi afër Chelsea-t, ky do të ishte një gabim. Ishte një ndeshje e vështirë prej fillimit dhe ata e treguan se janë një skuadër më e mirë se ne.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Nuk ka krahasim mes dy skuadrave dhe në fushë u panë diferencat. Ne jemi një ekip mesatar, kjo ndeshje konfirmoi atë që mendoja për diferencat që kanë ekipet. Në vitet e fundit, niveli i Tottenham ka rënë. Ka shumë punë për të bërë dhe duhet shumë durim.

Duhet të tregohemi të përulur, të kuptojmë situatat dhe të përmirësojmë lojtarët e më pas të shohim. Nuk është e lehtë të marrësh lojtarë në janar, ndaj më e rëndësishmja është të qëndrojmë të përqendruar”, u shpreh Conte.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...