Drejtuesit e Almerias marrin vendimin e rëndësishëm për të tentuar largimin e krizës së rezultateve të këtij fillimsezoni në La Liga.
Klubi andaluz ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Vicente Moreno, për shkak të rezultateve të dobëta.
Lexo edhe:
- Ekskluzive/ E vërteta e dëmtimit të Uzunit, çlirohet Sylvinho!
- Lajm lehtësues nga Franca, lojtari i Nice shpëtohet nga zjarrfikësit
- “Berardi si Robben”, trajneri i Sassuolos “ngre në qiell” yllin e skuadrës
- Statistika e veçantë/ Burnley në krye, lë pas Arsenalin e Tottenhamin
Ky hap është hedhur menjëherë pas humbjes së fundit 5-1 ndaj Sevillas në kuadër të javës së shtatë.
Në shtatë takime Almeria ka mundur të grumbullojë vetëm dy pikë, pra ka marrë dy barazime dhe shtatë humbje, duke qenë skuadra me golaverazhin më të dobët, 1/18.
