Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

U ndëshkua qëllimisht ndaj Ajaxit, Ramos rrezikon pezullimin

Rreth Sergio Ramos kanë shpërthyer polemikat dhe shkak është bërë deklarata e tij pas përfundimit të sfidës së Ligës së Kampioneve mes Ajaxit dhe Realit të Madridit, me spanjollin që pranoi se e kërkoi qëllimisht kartonin e verdhë për të munguar në sfidën e kthimit dhe për të qenë i pastër në sfidën çerekfinale.

“Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk e bëra me qëllim atë ndërhyrje, por ndonjëherë në futboll duhet të marrësh vendime me peshë”, ishin fjalët e Ramos, i cili më pas e tërhoqi këtë deklaratë të tij nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Gjatë një ndeshjeje duhet të marrësh një vendim në pak sekonda”, shkruante Ramos në postimin në Twitter, por lajmi i mirë është fitorja, lajmi i keq është se nuk do të luaj në ndeshjen e kthimit. Më vjen keq që do t’i lë vetëm shokët e skuadrës, por kartonin e verdhë nuk e mora me qëllim. Do të jem në stadium dhe do t’i mbështes nga tribuna”, tha mbrojtësi spanjoll.

Nuk është hera e parë që Sergio Ramos përfshihet në një situatë të tillë. Më parë diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në sezonin 2010/11, pikërisht në Amsterdam gjatë ndeshjes me Ajaxin, kur ai dhe Xabi Alonso u ndëshkuan me karton të kuq, për të humbur ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve të atij edicioni të Ligës së Kampioneve. Tani pritet reagimi i UEFA-s për këtë histori, me Ramos që rrezikon ndëshkimin me 2 ndeshje pezullim.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...