Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

U ofronte “stërvitje private” në banesën e tij, ish-trajneri dënohet për përdhunimin e futbollistëve të rinj

Un match du FC Magnanville Yvelines

Ish-trajneri i futbollit të FC Magnanville (Francë) dënohet me 10 vjet burg për përdhunim dhe sulm seksual ndaj të miturve. Tajneri Alain u dënua sepse, midis viteve 2016 dhe 2019, kishte abuzuar me disa djem të rinj nga klubi, të cilëve u ofroi seanca private në banesën e tij “për forcimin e muskujve”. Përveçse do të qëndrojë për shumë vite në qeli, atij i është e ndaluar të ushtrojë profesionin, të punojë apo të ketë kontakte me fëmijët.

Avokati i Alain tha se ai nuk do të apelojë vendimin. Pas shtatë ditësh gjykimi, Gjykata e Versajës sapo e ka dënuar këtë ish-trajner vullnetar të klubit të futbollit Magnanville. Ai është shpallur fajtor për sulm seksual ndaj futbollistëve të rinj të moshës 13 deri 18 vjeç.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....