Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

U përfol se do t’i bashkohej Kukësit, Herdi Prenga prezantohet në Hungari

U përfol shumë për një afrim të tij te skuadra e Kukësit, por ,mbrojtësi Herdi Prenga ka zgjedhur kampionatin hungarez për të vijuar karrierën e tij. Pasi mbylli bashkëpunimin 2-vjeçar me Rigën, ku fitoi edhe titullin kampion në Letoni, Prenga iu bashkua klubit të Kisvarda.

Mbrojtësi 26-vjeçar, i cili numëron edhe dy ndeshje me fanellën e Kombëtares Shqiptare, i bashkohet kështu kolonisë së shqiptarëve në kampionatin hungarez, që kryesohet nga Myrto Uzuni te Ferencvaros e vijon me emra si Naser Aliji te Honved dhe Hysen Memolla e Florent Hasani te DVTK.

Herdi Prenga është rritur në akademinë e Dinamos së Zagrebit dhe në kampionatin kroat ka veshur edhe fanellat e klubeve si Sevsete, Lokomotiva Zagreb e Inter Zapresiç, ndërsa tani kampionati hungarez mund të shërbejë si një trampolinë për një tjetër hap të madh në karrierë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...