Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

U përplasën në derbi, Kessie injoroi edhe festimin e Biglias pas golit në Verona

Përpos humbjes në derbi, një situatë e tensionuar mes Franck Kessie dhe Lucas Biglias në pankinën kuqezi, i kanë prishur edhe më shumë humorin trajnerit Genaro Gattuso.

Pavarësisht se lojtarët dolën në përfundim të ndeshjes të dy bashkë para kamerave dhe kërkuan ndjesë ndaj të gjithë ambientit kuqezi, duket se kjo la një shije vërtetë të hidhur te trajneri i Milanit.

Por një video e shpërndarë sot në mediat italiane, tregon se ajo që ndodhi gjatë derbit, ishte vetëm degradimi i një marrëdhënieje aspak të mirë që ka ekzistuar më herët mes dy mesfushorëve.

Kjo pasi 8 ditë më parë Biglia shënoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit, në sfidën që Milani luante në transfertë ndaj Chievos dhe vrapo për të festuar te tifozët kuqezi, që ishin vendosur prapa portës.

Të gjithë futbollistët e Milanit vrapuan për t’u përfshirë në festë, përveç portierit Donnarumma dhe pikërisht mesfushorit Kessie, i cili ndonëse ishte në zonën kundërshtare në momentin e golit, preferoi të ecë ngadalë drejt mesfushës, duke injoruar festën e shokëve të ekipit.

Megjithatë, ndonëse tashmë duket se gjithçka mes tyre është sheshuar pas daljes publike në përfundim të derbit, Genaro Gattuso vështirë se do ta lërë me kaq dhe sipas gazetarëve pranë klubit të Milanit, do të jetë pikërisht Kessie, që do të përballet me kritikat e forta të trajnerit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...