Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

U pezullua me dy ndeshje, reagon Alves: Është qesharake të mendosh se…

Braziliani Dani Alves, mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, është pezulluar për dy ndeshjet e ardhshme nga Federata Spanjolle e Futbollit.

Alves u dënua me karton të kuq në ndeshjen e luajtur kundër Atletico de Madrid sepse goditi nga pas belgun Yannick Carrasco dhe si pasojë ai nuk do të luajë në derbin kundër Espanyol në stadiumin RCDE dhe në ndeshjen kundër Valencias në Mestalla.

Barcelona nuk e konsideron të drejtë pezullimin për dy ndeshje të Alves dhe ka njoftuar se do të paraqesë një ankesë në Komisionin e Apelit.

Braziliani, i cili e kaloi pasditen e së mërkurës në Madrid, i ka kërkuar falje Carrasco-s për veprimin që çoi në kartonin e kuq në ndeshjen e La Ligës kundër Atleticos.

Është qesharake të mendosh se një koleg profesionist do të lëndojë tjetrin me qëllim… ne luajmë një sport të rrezikshëm, ku ndodhin aksidente. Por sidoqoftë, Carrasco, më vjen keq për aksidentin”, ka shkruar braziliani në një postim në “Twitter”.

Përveç Alves, Oscar Hernande mori gjithashtu karton të kuq në takimin kundër Atletico Madrid dhe si pasojë nuk do të luajë në dy ndeshjet e ardhshme.

Pjesa tjetër e lojtarëve të La Ligas që janë pezulluar për një ndeshje si pasojë e grumbullimit janë Inigo Martinez (Athletic), Roger Marti (Levante), Oscar Gil (Espanyol), Amath Ndiaye (Mallorca) dhe Igor Zubeldia (Real Sociedad).

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...