Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

U pezullua se nuk bëri vaksinën, reagon për herë të parë ylli i Brooklyn Nets

Brooklyn Nets ka marrë një vendim drastik, duke pezulluar basketbollistin e njohur Kyrie Irving, pasi ky i fundit ka refuzuar të vaksinohet dhe me një status të tillë, nuk mund të luajë në ndeshjet në New York, pasi e ndalojnë dispozitat ligjore anti-Codiv 19.

Gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe vetë 29-vjeçari, që ka deklaruar se vendimi i tij është tërësisht personal dhe se nuk do të dorëzohet, por do të ngrejë zërin për një kauzë të drejtë, që ka prekur edhe njerëz të tjerë.

“Zgjedhja ime nuk është politike dhe nuk prek as NBA-në e as ndonjë skuadër tjetër. Lidhet vetëm me jetën time dhe atë që unë dua të bëj, ndaj nuk kam ndërmend të tërhiqem apo të lë NBA-në, pasi kam ende shumë punë për të bërë. Unë do të ngre zërin, pasi askush nuk mund të ma marrë atë, Do të flas edhe për mijëra njerëz që humbin vendin e punës, pasi kanë zgjedhur të mos injektojnë vaksinën në trupin e tyre. Është një situatë e beftë për mua, pasi vendimi im për të mos u vaksinuar, nuk ishte problem për klubin para se të fillonte sezoni, por u bë pikërisht tani. Megjithatë kush mendon se duhet të dorëzohem, gabohet”, tha ndër të tjera basketbollisti i njohur amerikan.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...