Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

U poshtëruan nga Brentford, Ten Hag: Skuadra të marrë përgjegjësinë!

Manchester United u poshtërua në ndeshjen në transfertë ndaj Brentofrd, e cila u mbyll me rezultatin 4-0.

Duke folur për “Sky Sports”, trajneri i “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag tha: “Është e vështirë për mua, është e habitshme kur e fillon ndeshjen kështu. Në 35 minuta pësuam katër gola. Skuadra duhet të marrë përgjegjësinë. Më vjen shumë keq për tifozët. Ata bënë gjithçka për të na mbështetur, por ne i zhgënjyem. Duhet të merrni përgjegjësi në fushë si ekip dhe si individë, kjo është ajo që ne nuk bëmë. Ajo që u kërkova atyre të bëjnë është të luajnë me besim dhe të marrin përgjegjësi për performancën. Ne duhet të punojmë për këtë. Menaxheri është gjithashtu përgjegjës. Ai ka përgjegjësinë kryesore dhe unë do ta marr atë dhe do të punoj për këtë.”

Kjo është disfata e dytë radhazi për United, pasi edhe në javën e parë regjistroi rezultat negativ, ndërsa u mund në shtëpi me rezultatin 1-2 nga Brighton.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...