Është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare Festim Fetollari, ish-futbollist i Pogradecit dhe Skënderbeut.
Ish-mesfushori shkatërrues, provoi edhe rolin si trajner, duke drejtuar Pogradecin dhe Devollin.
Lexo edhe:
- Grumbullimi i Shqipërisë/ Grupit i bashkohet Cikalleshi, stërvitje e diferencuar për mesfushorin
- Ish-mbrojtësi i Bylisit braktis Superioren, rikthehet në Maqedoni te Shkëndija
- Vllaznia gjen pasuesin e Sedloskit, zyrtarizimi pritet në orët e ardhshme
- “Mos rreziko”, Verstappen injoroi sërish urdhrat e skuadrës në Çmimin e Madh të Spanjës
Me anë të një postimi në faqen zyrtare, presidenti FSHF-së, Armand Duka, ka vlerësuar karrierën dhe kontributin e Fetollarit në futbollin shqiptar.
“Mësova me hidhërim të thellë lajmin për humbjen e parakohshme të ish-futbollistit të njohur të Pogradecit, Festim Fetollari.
Ai ka qenë pjesë e kësaj skuadre në ditët më të mira të historisë së saj, deri në vitin 1994.
Më pas është aktivizuar me Skënderbeun e Korçës për ta mbyllur karrierën e tij, përsëri në Pogradec, në vitin 2007.
Në emër të komunitetit të futbollit shqiptar, FSHF dhe në emrin tim, dëshiroj ti shpreh familjes, miqve dhe të afërmve, ngushëllimet e mia, për humbjen e njeriut të dashur.
U prehtë në paqe!”, shkruan kreu i futbollit shqiptar.
