Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

U prezantua na Kazakistan, Reginaldo falënderon Donjet Shkodrën për transferimin

Ish-sulmuesi i Kukësit, Laçit dhe Luftëtarit në Kategorinë Superiore, mozambikasi Reginaldo, është prezantuar si blerja më e re dhe shumë e rëndësishme e Shaktjor Kragandit në Kazakistan. Mes shumë fotove të postuara në rrjetet sociale me fanellën e re, spikatin edhe ato me Donjet Shkodrën, i cili, nga mesazhi i gjatë falënderues i Sulmuesit kuptohet që ka qenë shkaku kryesor i këtij transferimi. Shkodra, më të cilin Reginaldo ka qenë shok skuadre te Kukësi, i ka bindur drejtuesit e Shakhtjor Karagandit se po kryejnë një investim shumë të madh.

“Nisa një cikël të ri në karrierën time. Dua të falënderoj Shakhtjorin për besimin që më ka dhënë. Shumë falënderime për presidentin Andrei Stepanov që më mori në këtë klub me histori. Shumë falënderime për ish-shokun e skuadrës Donjet Shkodra, që tani është sërish shoku im dhe insistoi kaq shumë që unë të vija këtu dhe që më dha çdo referencë për klubin. Vëllai im, edhe ti ke qenë shumë i rëndësishëm në zgjedhjen time.”

Reginaldo nuk la pa përmendur dhe falënderuar edhe ekipet shqiptare, që i hapën dyert dhe shërbyen si trampolinë për të bërë një hap më të madh në karrierë.

“Dua të falënderoj Shqipërinë që më hapi dyert, sidomos klubet si: Luftëtari, Laçi dhe Kukësi që do të jetë gjithmonë në jetën time sepse me të fitova gjërat më të bukura në karrierë. U shpalla golashënuesi më i mirë dhe fitova Kupën e Shqipërisë.”

Reginaldo luajti 95 ndeshje në total në Kategorinë Superiore me tri skuadra në tre sezone, duke shënuar 39 gola.

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...