Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

U pyet për të ardhmen, çfarë deklaronte Gega një javë më parë në emisionin “Gol pas Goli”

Fiks një javë më parë, në “Selman Stërmasi” sap[o ishte hapur shampanja e titullit të 16 kampin për partizanin, ndërsa trajneri Skënder Gega, nëpërmjet një lidhjeje direkte, dha një intervistë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

Ndërkohë që priste pyetjet, Gega dëgjoi një diskutim në studio mbi të ardhmen e tij, ku të ftuarit e cilësonin si të pamundur idenë se tekniku mund të largohej nga partizani në fund të sezonit, ndaj edhe pyetja e parë që mori 55-vjeçari, ishte pikërisht mbi të ardhmen.

“Mendoni se do të vazhdoni te Partizani?”, ishte pyetja, të cilës Gega iu përgjigj me një tjetër pyetje: Nëse më lejohet të pyes, pse vihet në dyshim e ardhmja ime te Partizani?

Janë pikërisht këto fjalë, që tregojnë qartë se trajneri kampion e shikonte veten gjatë në stolin e kuq, ndërsa lajmi i pasdites së sotme për largimin e tij, ishte “një rrufe në qiell të hapur”, jo vetëm për gjithë opinionin sportiv, por ndoshta edhe për vetë Skënder Gegën.

Vlen të theksohet se largimi i Gegës nga Partizani thuhet se ka ardhur me konsensus mes palëve, ndërsa shkaqet që sollën në këtë pikë, nuk bëhen të ditura ende nga palët.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...