Serie A

U rebelua ndaj trajnerit, Lazio nxjerr në shitje Strakoshën!

E bujshme nga Italia. Lazio nxjerr në shitje Thomas Strakoshën, me portierin shqiptar që mund të largohet që në merkaton e janarit. Sipas portaleve pranë klubit lacial, rebelimi i Strakoshës pasi ka mësuar se nuk do të ishte titullar këtë javë ndaj Parmës, i ka kushtuar shtrenjtë portierit shqiptar. Ky i fundit kishte hedhur dorashkat në tokë pasi kishte mësuar vendimin e Inzaghit dhe kishte braktisur fushën stërvitore, duke shkuar direkt në shtëpi e deklaruar se kishte probleme fizike. Klubi e mbështeti këtë hipotezë për të mos krijuar telashe mediatike, por është mësuar se Strakosha është gjobitur për këtë veprim të tijin.Të njëjtat burime tregojnë se pakënaqësia e portierit dhe ky rebelim, kanë shtyrë drejtuesit e Lazios që të planifikojnë largimin e shpejtë të tij.

Trajneri Inzaghi gjatë kësaj periudhe i ka besuar vendin e titullarit ekspertit Reina, duke ulur në stol kuqeziun i cili që nga momenti që u infektua me COVID-19, është aktivizuar vetëm në ndeshjen ndaj Fiorentinës. Në verë Strakosha ishte pranë rinovimit me Lazion, por që nga momenti që humbi vendin e titullarit, ai ka refuzuar të hedhë firmën mbi kontratën e re. Mbetet për t’u parë nëse në këtë sesion merkatoje, do të vinë oferta në drejtim të Lazios për kartonin e portierit shqiptar, duke patur parasysh krizën ekonomike në futboll prej pandemisë, si dhe vlera e lartë e kartonit të kuqeziut, me Lotiton e Taren që synojnë të përfitojnë 15 deri në 20 milionë euro nga shitja e Strakoshës.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency