Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

U rikthye pas pezullimit nëntëmujor, portieri i Ajax: Më dukej sikur më “vodhën” ëndrrën!

Më datë shtatë nëntor, pas plot nëntë muajsh pezullim si pasojë e një testimi pozitiv për përdorimin e dopingut, portieri i Ajax, Andre Onana u rikthye në fushat e blerta. Gardiani kamerunas, në fakt nuk e ka pranuar asnjëherë akuzën për përdorimin e dopingut duke theksuar se gabimisht kishte përdorur një ilaç të gruas së tij. Megjithatë, tashmë që gjithçka është një e kaluar, Onana ka dhënë një intervistë për Goal, teksa thekson se në momentin kur u dënua i është dukur sikur i kanë marrë futbollin, ndërsa shton se është rikthyer për të qenë më i miri.

“Unë jam një qënie njerëzore që kam qëndruar larg njerëzve të mi, familjes sime dhe futbollit. Ajo periudhë e jetës sime ka qenë e errët dhe e vështirë. Unë dua t’i them të gjithëve që të kenë kujdes nga substancat sepse ajo që më ndodhi mua, mund t’i ndodhë kujtdo. Kur më ndodhi mua, gjëja e parë që mendova është se çfarë do t’i thoja prindërve. Unë asnjëherë nuk kam përdorur drogë, alkool apo cigare.

Për familjen time ishte e vështirë, njerëzit të cilët më njihnin më pyesnin se si ka mundësi. Ishte një gabim dhe këtë UEFA e ka pranuar, por nuk më ndihmoi dhe unë e kisha marrë ndëshkimin tim. Gjatë periudhës së pezullimit nuk më lejuan të bëja stërvitje me asnjë nga trajnerët në klubin e Ajax, nuk mund të shkoja as në stadium. Në një moment të caktuar m’u duk sikur më morën futbollin dhe unë nuk mund të bëja asgjë për këtë.

Më pas shkova në Spanjë me një trajner personal, me një përgatitës atletik dhe me psikologun tim. Kisha shtatë njerëz që punonin për mua, këto jerëz më ndihmuan shumë dhe nëntë muaj m’u dukën si pesë. Nuk e mendoja se do të luaja menjëherë për Ajax, por ata më besuan. Tani jam rikthyer me mentalitetin për të qenë më i mirë në rolin tim.

Topi i Artë? Një portier me ngjyrë do ta fitojë, do të vijë momenti për këtë. Mendy iu afrua shumë pasi kishte një sezon të shkëlqyer, ai nuk e fitoi këtë herë por shpresoj ta bëjë këtë në vitin tjetër. Unë kam qenë i pari që isha pjesë e listës për Topin e Artë, prandaj dua të luftoj për ta fituar. Mendoj se një portier do ta fitojë Topin e Artë, Donnaruma ka shanse, por ne portierët duhet të luftojmë shumë për këtë”, u shpreh Onana.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...