Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

U rikthyen në Serie A pas 26 vitesh, garë Gattuso-Pirlo për stolin e ekipit italian

Cremonese zhvilloi një sezon fantastik në Serie B, e mbylli në vend të dytë dhe siguroi rikthimin në elitën e futbollit italian pas plot 26 viteve. Fabio Pecchia dha dorëheqjen nga posti i trajnerit pas arritjes së suksesit të jashtëzakonshëm.

Shefi Ekzekutiv i Cremonese, Ariedo Braida po tenton t’i besojë stolin Gennaro Gattusos sipas medieve italiane. Në garë është edhe Andrea Pirlo, një tjetër ish-milanist si Gattuso e Braida.

Ky i fundit po insiston të bindë Gattuson, i cili qëndron pushim prej qershorit të vitit të kaluar kur i dha fund bashkëpunimit me Napolin. Më pas eksperienca me Fiorentinën që përfundoi pa nisur mirë.

Tani po shqyrton ofertën e klubit nga Cremona, por ish-luftëtari i mesfushës ka marrë propozime edhe nga klube të tjera dhe nuk dëshiron të nxitohet në vendimin e tij për t’u rikthyer në pankinë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...