Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

U shfaq thuajse lakuriq në finalen e Championsit, por dështoi në Copa America

E mbani mend Kinsey Wolanskin, “pushtuesen” e fushës në finalen e Championsit mes Liverpoolit dhe Tottenhamit në “Wanda Metropolitano”? Modelja amerikane dhe i dashuri i saj, Vitaly Zdorovetskiy, themelues i një website pornografik, kishin planifikuar të bënin një goditje tjetër të madhe edhe në finalen e Copa America, mes Brazilit dhe Perusë.

23-vjeçarja ka zbuluar në rrjetet sociale (Instagram) se nuk kishin mundur ta çonin deri në fund planin e tyre, megjithatë kishin përjetuar një aventurë drithëruese.

“E pranoj, Copa America fitoi, por ne përjetuam një aventurë drithëruese. Fluturuam drejt Brazilit të kamufluar, shkuan në vendet që kishim rezervuar në stadium, por gjithçka u mbyll me shkelmat bythëve që mori Vitaly nga 20 punonjës të sigurisë. Tani kemi dalë nga burgu dhe po shijojmë kohën tonë në Brazil.”

Kinsey Wolanski, që nga finalja e Champions, kur u shfaq në fushë thuajse lakuriq, ka fituar një numër të madh fansash në rrjetet sociale. Vetëm në Instagram numëron 3.1 milionë ndjekës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...