Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

U shkarkua nëntë ditë më parë, ish-trajneri i Shaqirit pranë kalimit në Angli

Wolves vazhdon të kërkojë për trajner. Julen Lopetegui refuzoi stolin e “Ujqve”, teksa drejtuesit e klubit të Premier League kanë piketuar një holandez si pasardhësin e Bruno Lage, i cili u shkarkua më 2 tetor.

Anglezët kanë nisur bisedimet me Peter Bosz, i cili u shkarkua nga drejtimi i Lyonit vetëm nëntë ditë më parë (9 tetor). 58-vjeçari ka punuar me klube si Dortmundi, Ajaxi dhe Bayer Leverkusen, ndërkohë që nuk ka drejtuar më parë në Angli.

Bosz mund të rikthehet në punë shumë shpejt pas mbylljes së aventurës franceze me Lyonin. Për pankinën e Wolves u diskutua edhe emri i Nuno Espirito Santos, por rikthimi i teknikut portugez është një mision shumë i vështirë.

Wolves mposhti 1-0 Nottingham Forest në fundjavë duke u rikthyer te fitorja pas tri ndeshjeve pa pikë. Ekipi renditet për momentin në vendin e katërt nga fundit me vetëm 9 pikë të grumbulluara në 10 sfida të luajtura.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...