Marcelo Bielsa ka pranuar të bëhet trajner i kombëtares së Uruguait. Jorge Casales, anëtar i komitetit ekzekutiv të Federatës Ururguiane të Futbollit tha për “Associated Press” se ish-trajneri i Leedsit do të nënshkruajë një kontratë deri në Kupën e Botës 2026.
“E vetmja gjë që mungon është firma”, ka deklaruar ai. Brenda pak ditësh, pritet mbërritja në Montevideo e 67-vjeçarit Bielsa.
Lexo edhe:
- Barazon rekordin e Sir Alex Fergusonit, Ancelotti unik në Champions
- Nga “mrekullia” tek “drama”, Leicester vetëm një hap larg Championshipit
- Manchester United i bindur për partnerin e Rrahmanit, gati të paguajë klauzolën
- “Është tradhtar” dhe “E ka kapur skleroza”, dy legjendat e Brazilit i bën armiq politika
Ndeshjet e tij të para si trajner do të jenë në qershor, kur Uruguai do të luajë dy miqësore kundër Nikaraguas dhe Kubës, ndërsa kualifikueset e Botërorit të Amerikës së Jugut do të fillojnë në shtator.
Bielsa ishte trajner i Argjentinës nga 1998 në 2004 dhe i Kilit nga 2007 në 2011. “Negociatat me Bielsan zgjatën tre muaj”, tha Casales.
