Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

U shpall kampion me Benfican, tërhiqet nga kombëtarja

João Mário njoftoi këtë të diel lamtumirën e tij me Kombëtaren, duke hequr dorë nga paraqitjet e ardhshme në skuadrën që drejtohet nga Roberto Martínez.

Në moshën 30-vjeçare, mesfushori largohet me 56 paraqitje, në të cilat shënoi tre gola. João Mário ishte pjesë e ekipit kampion të Evropës në Francë, në vitin 2016, si dhe u thirr edhe për Kupën e Botës 2018, në Rusi dhe 2022, në Katar.

Debutimi i João Mário për Portugalinë ndodhi më 11 tetor 2014, në një miqësore kundër Francës.

Lexo edhe:

Lojtari portugez e shpalli vendimin një ditë pasi u shpall kampion me Benfican dhe para shpalljes së listës nga Roberto Martínez për ndeshjet me Bosnjën dhe Islandën (kualifikuese e Euro 2024).

Pas Rafa Silvas, i cili u tërhoq në shtator, João Mário është lojtari i dytë i Benficas që tërhiqet nga kombëtarja portugeze këtë sezon.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...