Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

U shpall kampion me Kukësin, kthehet nga Kina për t’iu bashkuar Laçit

Laçi rikthen në Superiore ish-mbrojtësin e Bylist, Skënderbeut, Kukësit dhe Flamurtarit, Albi Alla. Futbollisti pogradecar do të bashkohet me skuadrën kurbinase, duke plotësuar vendin e lënë bosh nga Renato Malota, i cili u transferua tek Egnatia.

29-vjeçari nga Pogradeci në sezonet e fundit është aktivizuar në kampionatin kinez, por tani do të rikthehet në Abissnet Superiore. Alla ka qenë pjesë e Nanjing City deri në janar, ku u aktivizua për 15 ndeshje, ndërsa më parë ka pasur eksperienca dhe tek Zibo Cuju dhe Shaanxi Chang’an.

Pogradecari në karrierën e tij ka dhe një aktivizim me Kombëtaren e Shqipërisë në një miqësore ndaj Bosnjë Hercegovinës në vitin 2017. Alla synon që të ndihmojë skuadrën e Laçit në arritjen e objektivave, por dhe për të rigjetur formën e tij më të mirë.

Kurbinasit do të synojnë këtë edicion që të ruajnë pozitën e tyre në vendet e para të klasifikimit e minimalisht të sigurojnë pjesëmarrjen në arenën ndërkombëtare.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Shqipëria U21 e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Zvicrës U17, takim i vlefshëm për eliminatoret e Euro U17. Skuadra e drejtuar...