Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

U sulmua me komente për një foto, Cristiano Ronaldo i del në mbrojtje djalit të tij

Të jesh djali i një prej “yjeve” më të mëdhenj  të futbollit nuk duhet të jetë e lehtë. Cristiano Jr., djali i madh i Cristiano Ronaldos, 11-vjeç, është kritikuar ashpër orët e fundit përmes rrjeteve sociale për një nga veshjet e tij të shfaqura në Instagramin zyrtar të gjyshes së tij, Dolores Aveiro.

Cristiano Jr shfaqet krah gjyshes me detin në sfond dhe vesh një xhup të markës Nike dhe çorape të markës ADIDAS, gjë që ka sjellë një mori talljesh për shkak të kombinimit të markave.

Babai i tij, futbollist i Manchester United, Cristiano Ronaldo, ka dalë në mbrojtje të djalit të tij të madh dhe u është përgjigjur komenteve që kritikonin djalin e tij: “Vish çfarë të duash, jo çfarë duan të tjerët”.

Kjo përgjigje nga Cristiano Ronaldo ka më shumë se 10 mijë pëlqime dhe është duartrokitur shumë nga fansat e sulmuesit të United.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...