Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

U sulmua me thikë, Gjoka dëshmon në proces: I kam falur!

Ernest Gjokës është paraqitur në Gjykatën e Shkodrës në në rolin e dëshmitarit dhe të prekurit, referuar ngjarjes së ndodhur në shkurt 2018, kur ishte në stolin e Vllaznisë. Edhe kur ka udhëtuar drejt kryeqendrës së Veriut Gjoka është shoqëruar nga policia. Trajneri kryeqytetas u sulmua nga një person, i cili, sipas deponimit fillestar të Gjokës në polici, ka dashur ta godasë me thikë. Në bazë të këtij denoncimi, uniformat blu të Shkodrës arrestuan dy të rinjtë, Nehat Fojleta dhe Sehar Xhenje, si autorë të dyshuar.

Ish-trajneri i kuqebluve, tani në drejtimin e Kukësit, është rrëfyer para gjykatës për atë që ka ndodhur, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të prokurores Ajola Premçi:

“Sapo dola nga stërvitja, një djalë me kasketë në kokë m’u afrua. Ai nxori një thikë dhe më sulmoi. U ndesha fizikisht me të dhe ai iku me vrap. Nuk arrita ta njoh. Fillimisht më goditi në kokë, nga pas shpine. Reagova, e godita dhe unë për t’u mbrojtur. Më doli përballë më pas, nxori thikën për të më goditur. Unë mora një biçikletë, që ishte aty afër dhe u mundova ta gjuaj. Nga frika rashë në tokë dhe i shtrirë e gjuajta me shkelm. Agresori iku.

Nuk kam patur asnjë debat me atë djalin më përpara. U përplasëm të dy dhe ai m’u vërsul me thikë. Kur unë dhe ai u rrëzuam përtokë, kapiteni Gilman Lika la çantën dhe u afrua, por agresori iku me vrap. Konflikte nuk kam patur, por kur isha trajner te Vllaznia kasha probleme për futje të ndonjë futbollisti në lojë. Kam bërë një denoncim edhe përpara, problemi u zgjidh, sepse policia thirri prindërit e tij. Agresorin nuk e kam njohur më përpara.

Nuk ishte goditje për të marrë mjekim në spital. Nuk di ta përcaktoj përmasën e thikës, sepse ishte një moment tensioni dhe frike. Isha në kontakt me të dhe rrëshqita edhe nga frika. Thikën më duket se e nxori nga trupi. Unë s’kam parë askënd tjetër, përveç atij që më goditi. S’më tha asnjë fjalë. Ndodhi gjithçka shumë shpejt”.

Pasi doli nga gjykata, Ernest Gjoka tha se i ka falur të dy djemtë dhe se nuk ka më asnjë interes për këtë çështje: “Më vjen keq, unë i kam falur dy djemtë edhe për familjet e tyre. Unë si Ernest nuk kam asnjë interes në këtë çështje. Nuk më intereson fare, sepse më është kthyer Shkodra në një stres shumë të lartë. Kur filloj e mendoj për çfarë ka ndodhur sulmi ndaj meje dhe nuk gjej asnjë shkak, më vjen shumë keq. Unë dua ta mbyll një herë e përgjithmonë këtë histori”.

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...