Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

U sulmua nga tifozët, shefi i Grupit të Arbitrave bën fajtor Mourinhon: I papërgjegjshëm!

Roma nuk mundi ta fitonte finalen e Europa League ndaj Sevillas teksa verdhekuqtë u mposhtën pas goditjes së 11-metërshave me kohën e rregullt dhe atë shtesë që përfundoi në barazim 1-1. Ndeshja prodhoi mjaft polemika me italianët që kanë shumë pretendime në lidhje me gjykimin e britanikut Anthoni Taylor.

Ky i fundit u cilësua si fajtori kryesor për humbjen nga ana e trajnerit Jose Mourinhos që mbi të gjitha e priti edhe pas ndeshjes arbitrin duke i thënë se arbitrimi i tij ishte i turpshëm. Sakaq, arbitri Taylor vuajti edhe një sulm të tifozerisë së Romës teksa ishte në aeroport për t’u larguar nga Budapesti teksa përveç ofendimeve në kor, drejt tij u hodhën edhe shumë sende. Këto veprime sipas shefit të Grupit që mbështet Arbitrat, Martin Cassedy ishin të nxitura nga deklaratat e Mourinhos i cili shtoi se portugezi ishte i papërgjegjshëm.

Lexo edhe:

“Ishte një incident i pakëndshëm, shpresojmë që Taylor dhe familja e tij të jenë mirë. Ne frikësohemi shpesh se në një moment caktuar një prej arbitrave mund të vritet, ky ishte një hap drejt atij veprimi. Jose Mourinho duhet të jetë më i përgjegjshëm për çfarë thotë. Nuk mund të vazhdohet kështu, janë shumë trajnerë që flasin kundër arbitrave dhe nuk e kuptojnë rëndësinë e fjalëve të tyre”, u shpreh Cassedy.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...