Connect with us

Hi, what are you looking for?

Atletikë

U sulmua para garës nga një tifoz, atleti francez nuk tërhiqet dhe fiton

Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur atletit francez, Wilfried Happio me këtë të fundit që është sulmuar nga një tifoz që pasi kaloi të gjithë filtrat e sigurisë, ia doli ta sulmonte fizikisht sportistin. Atleti francez ishte duke bërë nxehmjen e zakonshme para garës së 400 metrave me pengesa, kur tifozi e goditi duke e dëmtuar në njërin sy, megjithatë 23-vjeçari nuk u dorëzua.

Happio jo vetëm që mori pjesë në garë sipas programit, por edhe e fitoi atë pavarësisht se njërin sy e kishte të fashuar. Pas triumfit që i siguroi një biletë për në Kampionatin Botëror të Atletikës, Happio u paraqit në konferencë për shtyp, por edhe aty u shfaqën të papritura pasi në një moment të caktuar, francezit nisi t’i dilte gjak nga hunda megjithatë i siguroi reporterët se gjithçka ishte në rregull me shëndetin e tij.

Pasi mbylli angazhimet, Happio u shoqërua për në spital ndërsa iu zbulua se kishte edhe fraktura në muskujt e fytyrës. Ndërkohë, sipas RMC, Happio mund të jetë sulmuar nga vëllai i një personi pranë Happio, i cili në të kaluarën mund të ketë pasur konflikt me sportistin francez.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...