Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

U tërhoq nga futbolli në moshën 29-vjeçare, sfidat e pamundura të kampionit gjerman

Andre Schürrle u tërhoq nga futbolli profesionist në moshën 29-vjeçare, pasi u shpall kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014 dhe fitoi Premier League-n me Chelsea-n. Tani, 32-vjeçari u ka hyrë sfidave të pamundura jashtë fushës së blertë.

“Nuk kam nevojë për më shumë duartrokitje”, kjo ishte fraza lapidare e Andre Schürrles kur i dha fund karrierës së tij si futbollist. Kampioni gjerman i kaloi muajt më të vështirë të pandemisë tek Spartaku Moskës, i huazuar nga Borussia e Dortmundit.

Një sërë rrethanash ndikuan që të merrte vendimin për për të varur këpucët në mënyrë befasuese në një moshë kur futbollistët e tjerë janë në pjekurinë e tyre sportive.

Por Schürrle ka ditur ta menaxhojë kohën e tij. 32-vjeçari ka gjetur një mënyrë për të sfiduar veten me gjëra që për shumicën e njerëzve janë të pamundura: ecja në akull thuajse lakuriq në temperaturën -19 gradë.

“Gjëja më e vështirë mendërisht dhe fizikisht që kam bërë ndonjëherë. Në minutat e fundit nuk ndieja asgjë dhe duhej të gjeja diçka thellë brenda meje për të vazhduar. Një përvojë që nuk do ta harroj kurrë”, – e  ka përshkruar këtë përvojë në Instagram kampioni gjerman.

Ish-lojtari i Mainzit, Leverkusenit, Chelsea-t, Wolfsburgut, Fulhamit, Spartakut të Moskës dhe Borussias së Dortmundit e çoi trupin e tij në limitet e mbijetesës.

“Temperatura ishte -19 gradë, era na frynte me 100 kilometra në orë direkt në fytyrë, binte borë dhe shi. Mësova se trupi im është më i fortë nga sa mendoja”,  -ka rrëfyer me krenari Schürrle.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...