Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“U treguam budallenj”, Longo: Uroj të mos kemi presion në Laç, Federata të na ndihmojë

Laçi-Kukësi është një duel që prodhon gjithmonë rivalitet dhe emocione. Dy skuadrat do të përballen mes tyre nesër (13:45) në Kurbin, takim që do të transmetohet në Supersport 3. Verlindorët kanë marrë një pikë në dy takimet e para ndaj Laçit. Trajneri Diego Longo foli për mediet rreth kësaj sfide, duke bërë edhe një thirrje për Federatën.

E dimë që është një ndeshje e vështirë kundër Laçit. Ne meritonim më shumë pikë në dy ndeshjet e para kundër tyre. Ndoshta 6, të paktën 4. Nuk kemi qenë me fat. Shpresoj që të jetë një ndeshje pa presione të jashtme nesër, uroj që Federata të na ndihmojë neve edhe Laçin, që të luhet futboll i drejtë.

Kemi sulmin më të mirë. Në ndeshjen e parë, që përfundoi në barazim 2-2, pësuam gol në fund pasi një 20-vjeçar nuk e largoi topin në fundore. Në ndeshjen e dytë pësuam dy gola për 25 minuta, por dominuam 75 minuta të ndeshjes. Ishim budallenj për mënyrën se si pësuam golat.

Sfidë personale ndaj Laçit? Ata kanë marrë rezultate të mira, për momentin Laçi është ekipi më në formë, kanë shumë vetëbesim, por do të tentojmë të marrim rezultat pozitiv.

Qëllimi ynë është përmirësimi në renditje. Kemi shumë besim se do të arrijmë sa më lart në renditje. Skuadra? Puntus do të bashkohet me ekipin në stërvitje javën e ardhshme.

Problem ka edhe për Milunovic, i cili ka tërheqje, por edhe Shkurtaj, i cili ndjeu një pickim në kofshë përpara takimit me Kastriotin. Nuk e di nëse do të jetë gati për nesër, por kemi disa probleme në sulm, por kam alternativa të tjera”, deklaroi trajneri italian i Kukësit.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...