Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“U trembet” Kastriotit dhe Skënderbeut, skuadrat që i kanë shënuar më shumë gola Tiranës këtë sezon

Nga Kastrioti te Kastrioti. Tirana pësoi humbjen e katërt sezonale në këtë fundjavë, ndaj një kundërshtari që i ka shkaktuar gjysmën e disfatave. Në katër faza, “bardheblutë” kanë arritur vetëm një sukses ndaj krutanëve dhe një barazim, ndërsa në dy ndeshjet e fundit, Kastrioti ka arritur të grumbullojë gjashtë pikë ndaj Tiranës.

Humbja e fundit e kryesuesve ishte në javën e 21-të, më 20 shkurt, pikërisht ndaj Kastriotit, ndërsa nga ajo disfatë të besuarit e Shehi-t koleksionuan 6 fitore dhe vetëm dy barazime. Tirana ka mbrojtjen më të mirë të kampionatit me vetëm 18 gola të pësuar, ndërsa në këtë edicion e ka mbajtur portën e “paprekur” në 17 raste, ndërsa është ndëshkuar në 13 ndeshje të tjera.

Kastrioti është një nga dy skuadrat që kanë shënuar më shumë në portën e “bardhebluve”, me krutanët që ka realizuar katër gola, po aq sa Skënderbeu, që janë skuadrat që i kanë shënuar më shumë në këtë sezon Tiranës. Podiumi plotësohet nga Teuta që i ka shënuar tre gola, me “bregdetarë” që ende nuk i kanë mbyllur llogaritë me kryeqytetasit. E vetmja skuadër që në këtë sezon nuk ka gjetur “recetën” e golit në portën e Tiranës është Dinamo, por duhet theksuar se “Blutë” e kryeqytetit në nëntor, eliminuan nga Kupa skuadrën e Shehi-t.

Tirana pret vetëm matematikën për të siguruar titullin kampion, ndërsa në fundjavë do të luajë ndaj Laçit, me kurbinasit që do të provojnë të shtyjnë akoma dhe më shumë festën e “bardhebluve”, ndërsa në këtë sezon, Laçi ka shënuar vetëm dy herë në portën e Tiranës, në 14 dhjetor në suksesin e javës së 13-të dhe në humbjen e shkurtit në “Air Albania” në javën e 22-të.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...