Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

U zëvendësua me Leipzigun, Lewandowski gati për Dortmundin

Robert Lewandowski pritet të jetë gati për përplasjen e të shtunës me ish-skuadrën e tij, Borussia Dortmund, për javën e 11-të të Bundesligës. I dëmtuar në fund të pjesës së parë në fitoren 2-0 me Leipzigun, ku shënoi golin e dytë, sulmuesi polak mungoi në përballjen e Championsit me Celtic, por do të jetë gati kundër verdhezinjve. Sipas trajnerit Jupp Heynckes, Lewandowski nuk po ndien dhimbje, cka e bën opitimist për ta hedhur në fushë.”

“Është stërvitur relativisht mirë dhe nuk ka shqetësime. Më duket sikur do të debutojë kundër Dortmundit.”

Javën e kaluar Bayerni përfitoi nga humbja 4-2 e Dortmundit në fushën e Hannoverit, për t’u rrëmbyer vendin e parë “verdhezinjve”, që këtë sezon synojnë të thyejnë hegjemoninë e bavarezëve në Bundesligë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...