Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

U zgjidh ngërçi me Bashkinë e Shkodrës, Vllaznia rinis stërvitjen!

Pas arritjes së një akordi me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, klubi i futbollit Vllaznia ka zbritur në fushë mëngjesin e kësaj të hëne për të nisur seancat stërvitore. Stërvitja është drejtuar nga dy zëvendës trajnerët Ideal Lekiqi dhe Safet Osja, pasi trajneri Mirsad Jonuz, i cili ka mbërritur në Shkodër, ndodhet në karantinë. Në një prononcim për mediat kapiteni Gilman Lika ka theksuar se tashmë është shumë e rëndësishme që të rikuperohet koha e humbur në mënyrë që Vllaznia të arrijë në formë sa më të mirë pas 10 ditësh për rifillimin e kampionatit. Në stërvitje nuk kanë dalë akoma futbollistët nga Maqedonia e Veriut: Efremov, Adili dhe Hristov dhe Renato Malota. Ndërkohë me një njoftim në faqen zyrtare Vllaznia raporton gjithashtu se skuadra do të kryejë dy seanca stërvitore në ditë gjatë kësaj periudhe.

“Ashtu siç ishte paralajmëruar, ekipi i Vllaznisë ka zbritur paraditen e sotme në fushën e stërvitjes duke iu rikthyer normalitetit të tij në procesin stërvitor pas marrjes së garancisë nga ana e kryebashkiakes Ademi një ditë më parë për zgjidhje të problemeve të ngritura nga futbollistët. Futbollistët kanë zhvilluar seancën e parë, ndërkohë që pasdite do të ketë një seancë të dytë. Edhe nesër e pasnesër ekipi do të zhvillojë nga dy seanca në ditë ndërkohë që të enjten do të jetë pushim”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...